VMRO do ta padisë Zaevin dhe Angellovin

Maqedonia

VMRO do ta padisë Zaevin dhe Angellovin

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 18:31
Ilustrim

VMRO-DPMNE do të paraqes padi penale kundër pushtetit përshkak të mosveprimit në kohë për parandalimin e zjarrit në Koçan. Siç thonë nga VMRO kompetentët nuk kanë intervenuar në kohë dhe kanë lejuar që zjarri të përhapet deri tek qyteti i Koçanit.

“Derisa pushteti organizonte ahengje private dhe organizime të vonshme në Meçkin Kamen nga Koçani gjithë ditën kanë ardhur apele dhe lutje që t’u ndihmohet me avionë që të shuhet zjarri. Askush nuk reagoi. Kush do të përgjigjet për këtë? Të njëjtët helokopterë që nuk mundeshin të dërgohen në Koçan, më herët janë përdorur për ekskurzione të ministrave nëpër Maqedoni”.

Këtyre helikopterëve sipas tyre, dy vite nuk u është të bërë servisim, i cili kushton 400 000 euro dhe për këtë shkak nuk përdoren.

“Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë? Kanë harxhuar miliona për blerje të veturave zyrtare, shampanja, uiski, verë, oktapodë, ndërsa nuk kanë para për servisim të avionëve që shuajnë zjarre. Turp dhe mjerim”.

Për këtë, shtojnë nga VMRO, pushteti nuk ka nevojë që të japë përgjigje, por duhet të japë përgjegjësi. Dorëheqjet e funksionarëve të përgjegjshëm siç theksojnë, janë hapi i vetëm i vërtetë.

Me Zaevin dhe LSDM-në në pushtet akuzojnë nga VMRO, shohim se ka mosfunksionim total të sistemit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat