Konfiskohen në kufi qafore, byzylykë prej ari - vlera arrin në 9 milionë denarë

Maqedonia

Konfiskohen në kufi qafore, byzylykë prej ari - vlera arrin në 9 milionë denarë

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Drejtoria e Doganave ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, gjatë kontrollit doganor në autobus për hyrje në Maqedoninë e Veriut, kanë ndaluar 2.773 gram ari dhe 1 autobus.

“Rreth orës 06:00 në vendkalimin kufitar në Deve Bari, për hyrje në shtet është denoncuar autobus i markës “Mercedes” 0403 me targa të Shkupit, me shofer T.D. nga Turqia.

Gjatë kontrollit të detajuar nga ana e nëpunësve doganorë të Sektorit për punë operative, mbi rrotat e prapme, janë gjetur 20 pako me ari, me peshë prej 2.773 gram, ku vlera e përgjithshme e mallit dhe autobusit arrin në 9.000.000 denarë apo 146.341 euro.

Malli dhe autobusi janë mbajtur përkohësisht me vërtetim për mallra të marrë përkohësisht dhe bashkë me personin janë dorëzuar në Sektorin për hetime për procedurë të mëtutjeshme”, thanë nga Doganat, transmeton TV21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat