Sipas Angellov ka pasur raportime të rreme lidhur me zjarret

Maqedonia

Sipas Angellov ka pasur raportime të rreme lidhur me zjarret

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 14:46
Stojançe Angellov

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov thotë se në Maqedoni gjatë kësaj periudhe ka pasur raportime të rreme për zjarre.

Telefoni falas për raportim të zjarreve 193 nuk ka pasur të ndalet, ndërsa mes tyre ka pasur edhe raportim të rremë.

Angellov thotë se përderisa për çdo ditë kanë qenë në terren me të gjitha ekipet kompatente, të cilët siç tha ai “jepnin gjithçka nga vetja për t’i shuar zjarret”, ka pasur edhe lajme të rreme me çka kanë penguar aktivitetet që janë ndërmarrë në shuarjen e zjarreve.

Ndryshe, në Maqedoni periudhën e fundit ka pasur disa zjarre në disa lokacione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat