Kyuchyuk: Pres që së shpejti të fillojë dialogu në mes Shkupit dhe Sofjes

Maqedonia

Kyuchyuk: Pres që së shpejti të fillojë dialogu në mes Shkupit dhe Sofjes

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 13:38
Ilhan Kyuchyuk

Ripërtëritja e besimit dhe marrëdhëniet fqinjësore me Republikën e Bullgarisë dhe procesi i integrimit evropian ishte fokusi i vizitës së punës të raportuesit të përhershëm të PE-së për Maqedoninë, Ilhan Kyuchyuk në Shkup.

Kyuchyuk tha se shpreson  që dialogu me qeverinë e re bullgare të rifillojë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Të dyja palët janë të përkushtuara për përpjekjet e përbashkëta dhe gjetjen e një gjuhe të përbashkët, për shkak të situatës aktuale, humbësit më të mëdhenj janë qytetarët e Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë. Ndërkohë, ne nuk duhet të ndalojmë së promovuari shembuj të mirë, sepse ato do të jenë baza për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, tha ai në takim me kryeministrin Zoran Zaev.

Ndërsa kryeministri Zaev gjithashtu u pajtua që Maqedonia duhet të vazhdojë ta mbështesë bashkëpunimin që është ndërtuar në media, universitet dhe biznes në muajt e fundit, sepse shembujt e mirë i afrojnë popujt dhe eliminojnë linjat nacionaliste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat