ASH-AAA: Fëmijët shqiptarë nuk i kanë borxh, Grubit e Zekirit, e kanë të garantuar mësimin në shqip

Maqedonia

ASH-AAA: Fëmijët shqiptarë nuk i kanë borxh, Grubit e Zekirit, e kanë të garantuar mësimin në shqip

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 17:35
Naim Sinani

Mungesa e objekteve në të cilët nxënësit shqiptarë do ta ushtrojnë të drejtën e garantuar për të mësuar në gjuhën shqipe i ka detyruar nxënësit e Idrizovës, Bllacës dhe Bërnjancës të mos e nisin mësimin me 1 shtatorë atëher kur nis mësimi zyrtarisht në RMV.

Këtë fakt e ka dënuar koalicioni opozitar, ASH-AAA.

Naim Sinani kandidat i ASH-AAA-së për komunën e Haraçinës ka deklaruar se fëmijët shqiptarë nuk u kanë borxh, zyrtarëve të BDI-së e LSDM-së të cilët nuk i kanë mbajtur premtimet.

Sinani akuzoi shumicën qeveritare për dështim. Tha se Bërnjanca i përngjan shumë Mitrovicës. “Këto fëmijë, të këtyre vendbanimeve, nuk u kanë fare borxh këtyre zotërinjve që rrinë në ndërtesën mbrapa, respektivisht, ata është dashur që t’I mbajnë premtimet dhe këta fëmijë të mësojnë sit ë gjithë fëmijët tjerë. Me kushtetutë çdo fëmije I garantohet e drejta e shkollimit në gjuhën amtare. Sa I përket çështjes në fshatin Bërnjancë, mund të themi se komuna e Haraçinës me shumëçka I ngjanë Mitrovicës, është e ndarë në dy pjesë. Për shkak se me ndarjen e fundit territorial pikërisht BDI-ja dhe LSDM-ja aso kohe vendosën që Bërnjancën t’ia bashkëngjisin komunës së Gazi Babës me çka një pjesë e madhe e atij vendbanimi banohet nga shqiptarët, por në shkollën e Bërnjancës, nuk ka mësim në gjuhën shqipe dhe prej asaj kohe deri më sot 60 fëmijët e fshatit detyrohen të udhëtojnë me kilometra për të mësuar nga klasa e parë në shkollën e Haraçinës”, deklaroi Sinani.

Ai mes tjerash ka folur edhe për premtimet dhe “gënjeshtrat” që para tre viteve ua dhanë prindërve të Idrizovës, zv kryeministri Grubi dhe sekretari gjeneral i Qeverisë, Muhamed Zekiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat