Ilhan Kyuchyuk: Maqedonia e Veriut, faktor stabiliteti në rajon

Maqedonia

Ilhan Kyuchyuk: Maqedonia e Veriut, faktor stabiliteti në rajon

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 11:31
Ilhan Kyuchyuk

Raportuesi special në Parlamentin Evropian për republikën e Maqedonisë së Veriut, Ilhan Kyuchyuk me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë ka theksuar se vendi jonë u bë faktor i stabilitetit në Ballkanin Perëndimorë.

Kjo datë jo vetëm që shënon pavarësinë e vendit, por tregon se sa keni arritur nga 8 shtatori i vitit 1991.

“Qëndrueshmëria dhe sukseset e juaja në 30 vitet e fundit janë nga vendimet e juaja personale. Nuk erdhën nga jashtë. Sikurse edhe çdo vend tjetër i ri demokratik, kaluat nëpër kohë të vështira, por sot, mund të festoni për shkak të bashkimit dhe harmonisë mes njerëzve.

Republika e Maqedonisë së Veriut u bë model i suksesshëm për bashkëjetesë dhe u bë faktor stabiliteti në Ballkan”, deklaroi raportuesi special në Parlamentin Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ilhan Kyuchyuk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat