Kongresin V Shkencor e organizuan Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Burdurit

Maqedonia

Kongresin V Shkencor e organizuan Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Burdurit

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 15:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Prej 27 deri më 30 shtator 2021 në Universitetin e  Burdurit “Mehmet Akif Ersoy” u mbajt Kongresi i 5 –
të Ndërkombëtar i Shkencës së Materialeve dhe Polimereve (ISCMP 2021), bashkorganizator i të cilit ishte
edhe Universiteti i Tetovës.

Në kuadër të këtij kongresi, u mbajt Samiti i Rektorëve, ku përveç Universitetit të Tetovës, morën pjesë
përfaqësuesit e  Universitetit të Tiranës, Universitetit të Elbasanit, Universitetit të Vlorës, Universitetit të
Shkodrës dhe Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

Në këtë forum në të cilin u diskutua bashkëpunimi në nivelin më të lartë me qëllim të inicimit, zhvillimit dhe
zgjerimit të bashkëpunimit shkencor, akademik dhe kulturor midis universiteteve, Universiteti ynë u
përfaqësua nga prorektori për shkencë, Prof. Dr. Hazir Pollozhani, prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar
Prof. Dr. Shefik Shehu, përgjegjësi i zyrës së doktoraturës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti dhe përgjegjësi i zyrës
për shkencë Prof. Dr. Agon Memeti .

Të gjithë pjesëmarrësit u dakorduan rreth nevojës së bashkëpunimit konkret, i cili duhet të përfshijë
shkëmbimin e studentëve, shkëmbimin e stafit akademik, realizimin e projekteve të përbashkëta kryesisht në
kuadër të platformës ERASMUS+ dhe jo vetëm, organizimin e konferencave shkencore të përbashkëta dhe të
ngjashme.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat