Qeveria e miratoi marrëveshjen RMV-Shqipëri për pikat e përbashkëta kufitare

Maqedonia

Qeveria e miratoi marrëveshjen RMV-Shqipëri për pikat e përbashkëta kufitare

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 22:09
Qeveria e RMV-së

Sot, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e zhvilloi mbledhjen e rregullt të 117-të, e ka miratuar propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, për vendosjen e vendkalimeve të përbashkëta kufitare ndërmjet të dy vendeve, i cili vjen si propozim nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Me anë të kësaj marrëveshjeje, do të reduktohet koha e pritjes në pikat kufitare dhe synohet që të lehtësohet ndjeshëm lëvizja e qytetarëve në mes të dy vendeve”, informojnë nga MSHIA.

Në muajin maj, drejtori i Doganave në Maqedoninë e Veriut, Goran Sugareski sqaroi që po punohet në përfundimin e projektit “One Stop Shop”, që përfshin kontrolle të përbashkëta kufitare dhe doganore ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Në vazhdim është realizim i projektit në vlerë prej 100 mijë dollar amerikan. Ky bashkëpunim me Drejtorinë e Doganës në Republikën e Shqipërisë përfshinë blerjen e pajisjeve për kontroll për të dy palët në kalimin kufitar. Projekti pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2021”, paralajmëroi Sugareski.

Ndryshe, pika e përbashkët doganore Maqedoni – Shqipëri, e tipit “One Stop Shop”, është një nga premtimet që diskutohet vetëm në tryezat e zyrtarëve të të dyja vendeve, por, ndër vite nuk ka asnjë aksion konkret në terren. Pika e përbashkët doganore përveç se do i përforcojë marrëdhëniet bilaterale mes shteteve fqinje, do të ndihmojë në zhvillimin e ekonomisë, lehtësimin e procedurave doganore, lehtësimin e lëvizshmërisë së qytetarëve të të dyja vendeve, dhe shumë të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat