OSBE dhuron 14 vetura për Njësitin e Qenve zyrtarë të MPB-së

Maqedonia

OSBE dhuron 14 vetura për Njësitin e Qenve zyrtarë të MPB-së

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 19:04
Ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot në MPB kishte takim me ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup, H.E. Klemens Koja.

Ata e nënshkruan marrëveshjen e donacionit të 14 automjeteve për nevojat e Njësitin e Qenve zyrtarë të MPB-së.

E tërë kjo në kuadër të realizimit të projektit të filluar ”Përkrahje të autoriteteve nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut në zvogëlimin e rrezikut nga keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta”.

Siç theksoi ministri Spasovski në deklaratën e tij për mediat, pas takimit me ambasadorin Koja, ky projekt si thelbësor dhe i rëndësishëm për problematikën të cilën e përfshin kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta dhe municionit, ka për qëllim të përforcojë kapacitetet e Ministrisë, por në mënyrë paralele me këtë të vendosen dituri të reja, aftësi dhe praktika në drejtim të rritjes së standardeve profesionale-operative

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat