Rrustemi: ASH dhe AAA mbështetën propozimin e VMRO-së për shfuqizimin e emrave të rinj të rrugëve në Shkup

Maqedonia

Rrustemi: ASH dhe AAA mbështetën propozimin e VMRO-së për shfuqizimin e emrave të rinj të rrugëve në Shkup

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Me propozim të këshilltares nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Marija Andonovska, Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme të tretë me 24 vota “për” dhe 19 ”kundër” në rend të ditës e shtoi edhe pikën për “Vendimin për shfuqizimin e vendimit për përcaktimin dhe ndryshimin e emrave të rrugëve, urave dhe shesheve në rajonin e Qytetit të Shkupit”.

Këshilltarja e BDI-së në Qytetin Shkupit, Nezrane Rrustemi, në një prononcim për gazetën LAJM, tha se këtë propozim e kanë mbështetur edhe këshilltarët shqiptarë të ASH-së dhe “Alternativës”.

“Këto emra janë të rrezikuara. Ne në vitin 2021 si pikë të rendit të ditës e kemi pasur emërtimin e rrugëve, shesheve, objekteve infrastrukturore në Qytetin e Shkupit, e cila pikë kishte kaluar me sukses, ku 569 rrugë janë emërtuar.

Por, sot kjo pikë e rendit të ditës e cila kishte kaluar është shfuqizuar dhe pritet shqyrtimi i saj, e cila u votua me 24 vota pro dhe 19 kundër dhe për fat të keq dy prej votave pro ishin nga këshilltarët shqiptarë, të Alternativës dhe Aleancës dhe Shqiptarët, gjë që për mua ishte e papritur dhe nuk besoja se do të votojnë pro kësaj pike të rendit të ditës. Bëhet fjalë për këshilltarët Bujare Abazi dhe Kadri Haxhihamza”, tha për gazetën LAJM, këshilltarja e BDI-së në Qytetin Shkupit, Nezrane Rrustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat