Humb jetën nga zjarri një person nga Manastiri

Maqedonia

Humb jetën nga zjarri një person nga Manastiri

Më: 1 janar 2022 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se 94 vjeçari ka humbur jetën në zjarr në shtëpinë e tij në fshatin Dobrushevë të Manastirit.

Rastin e ka paraqitur mbesa e të ndjerit.

Mjeku i Ndihmës Mjekësore ka konstatuar vdekjen dhe po ashtu është bërë këqyerja e vendit të ngjarjes nga ekipi policor i SPB Manastir.

Me urdhër të prokurorit publik trupi është çuar për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat