Danillovski: Le të zbatojmë modelin suedez, të gjithë të infektuarit të mos izolohen

Maqedonia

Danillovski: Le të zbatojmë modelin suedez, të gjithë të infektuarit të mos izolohen

Më: 5 janar 2022 Në ora: 16:57
Dragan Danillovski

Epidemiologu Dragan Danillovski konsideron se duhet të mbrohet vetëm kategoria më e cenueshme e qytetarëve, përkatësisht personat mbi 75 vjeç, sepse janë 10 mijë herë më të rrezikuar nga coronavirusi sesa fëmijët nën 15 vjeç.

“Çdo gjë tjetër duhet të lejohet të kalojë virusin. Kush do që të vaksinohet le të vaksinohet. Është koha për të hequr pasaportat dhe certifikatat, sepse janë të pakuptimta. Nuk ka kuptim të vaksinohem me tre doza dhe nëse e transmetoj edhe virusin. Izolimet duhet të shkurtohen për një fillim prej 5 ditësh, e pastaj nëse shihet se janë shumë ngjitëse, gjysma e vendit nuk mund të jetë në izolim”, theksoi Danillovski pët Telma.

Sipas epidemiologut, Maqedonia duhet të aplikojë modelin suedez.

“Të gjithë ata që janë asimptomatikë dhe janë pozitiv për Covid-19, të mos hyjnë në izolim. Le t’i kryejnë detyrat e tyre të punës, të vendosin një ose dy maska ​​dhe të kujdesen”, apelon Danillovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat