Mehmedoviq: Nëse njerëzit infektohen qëllimisht me Omicron, ata do të shkaktojnë një zinxhir transmetimi

Maqedonia

Mehmedoviq: Nëse njerëzit infektohen qëllimisht me Omicron, ata do të shkaktojnë një zinxhir transmetimi

Më: 15 janar 2022 Në ora: 13:56
Zllate Mehmedoviq

Mjeku Zllate Mehmedoviq thotë se askush nuk mund të thotë me siguri se omicron do të jetë varianti i fundit me të cilin do të përfundojë pandemia.

“Mendoj se një problem serioz është promovimi i tezës së ekspozimit të qëllimshëm ndaj këtij varianti relativisht të “butë” të virusit për të krijuar superimunitet, madje edhe për të nxitur mosmbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, për të mos mbyllur restorantet dhe kafenetë si dhe të mos përdoren certifikata të vaksinimir”, shpjegon Mehmedoviq.

Mehmedoviq mbetet i mendimit se nëse njerëzit infektohen qëllimisht duke pritur që varianti omicron të jetë më i lehtë.

"Ata potencialisht do të shkaktojnë një zinxhir transmetimi (efekt domino) dhe do të vërshojnë sistemin tashmë të mbingarkuar të kujdesit shëndetësor".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat