Pançevski paraqitet në burgun e Shkupit, është i dënuar në rastin “Akmis”

Maqedonia

Pançevski paraqitet në burgun e Shkupit, është i dënuar në rastin “Akmis”

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 20:13
Pançevski

Ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, sot është vetëparaqitur në burgun e “Shkupit”.

Ai do të vuajë dënim prej dy vjet e gjysmë burg për rastin “Akmis”.

Lajmin për “Fokus” e ka konfirmuar drejtori i burgut të “Shkupit”, Filip Andov.

I cili ka sqaruar se Pançevski është paraqitur vetë dhe është vendosur në repartin e pranimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat