Policia e Maqedonisë gjobit qindra këmbësorë për shkelje të rregullave në trafik

Maqedonia

Policia e Maqedonisë gjobit qindra këmbësorë për shkelje të rregullave në trafik

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në të gjithë territorin e vendit brenda gjatë ditës së djeshme në një aksion të koordinuar prej orës 09:00 deri në ora 14:00 janë sanksionuar 310 këmbësorë.

“Janë sanksionuar 310 këmbësorë, prej tyre 217 për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit për këmbësorë, 77 për kalim në semafor të mbyllur( semafor të kuq)”.

“Prej tyre 141 në territorin e SPB Shkup, 36 në territorin e SPB Ohër dhe nga 34 në territorin e SPB Tetovë dhe në territorin e SPB Manastir.

Gjatë kontrollit janë regjistruar edhe 133 shkelje të tjera”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat