Aksion anti-drogë në Maqedoni, arrestohen mbi 20 persona

Maqedonia

Aksion anti-drogë në Maqedoni, arrestohen mbi 20 persona

Më: 26 mars 2022 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

MPB-ja ka njoftuar se gjatë së Premtes në rajone e të gjitha sektorët për Punë të Brendshme në vend ka ndërmarrë aksione koordinuese për shkatërrimin e shitjeve të drogës narkotike dhe tregtisë me armë zjarri.

“Nga ora 5:00 e mëngjesit të së premtes në gjithë territorin e vendit janë kryer mbi 20 bastisje. Bastisje janë bërë në qytetet Tetovë, Gjevgjeli, Kërçovë, Shkup, Kumanovë, Strumicë, Shtip e qytete të tjera ku janë zbuluar dhe konfiskuar sasi të mëdha të marijuanës, kanabis, 22 paketime me heroin, amfetamina si dhe para dhe municione armësh.

Në Rajonin e Gjevgjelisë është zbuluar edhe një laborator i improvizuar për prodhimin e kanabisit”, njofton zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat