Dy vjet që nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO

Maqedonia

Dy vjet që nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO

Më: 27 mars 2022 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Para dy viteve, Maqedonia e Veriut u anëtarësua në NATO. Në kushte të jashtëzakonshme, kur bota ballafaqohej me pandeminë e coronavirusit, ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Uashington iu dorëzua dokumenti origjinal i ratifikimit të Protokollit të Prespës për anëtarësim nga ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker.

Data 27 mars u shënua si datë historike, ndërsa urime erdhën nga shumë politikanë të huaj duke përfshirë sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, sekretarin shtetëror Mike Pomppeo, kryetaren e KE-së, Ursula von der Leyen… Presidenti i vendit në video deklaroi se bëhet fjalë për suksese historike ku pas tre dekadave pavarësi, më në fund sigurohet siguria e Maqedonisë së Veriut dhe garantohet e ardhmja.

Më 30 mars 2020, flamuri i Maqedonisë u ngrit para selisë së NATO-s në Bruksel, në një ceremoni që shënon anëtarësimin zyrtar të vendit në NATO.

Vitin e kaluar një vjetori i anëtarësimit në NATO u shënua me vizitën e komandantit të NATO-s në Napoli, admirali Robert Burke. Ai kishte takime me presidentin Stevo Pendarovski, me ish-kryeministrin Zaeev dhe me ish-ministren Sheqerisnka./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat