188 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

188 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 27 mars 2022 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Ministria e shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.245 testime janë regjistruar 188 raste të reja.

Prej rasteve të reja 123 janë në Shkup, Manastir 18, Kavadar 10, Prilep 6, Kumanovë 5, Shtip dhe Dellçevë 4, Gostivar, Ohër, Koçani dhe Gjevgjeli 2 dhe nga 1 në Tetovë, Strumicë, Veles, Kërçovë, Strugë, Negotinë, Resnjë, Dibër, Bogdanci dhe Makedonski Brod.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistrua 119 pacientë dhe kanë humbur jetën 3 persona.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni ka pasur 305.066 raste me COVID-19, ndërsa numri i pacientëve të shëruar është 293.819 dhe 9.206 persona kanë humbur jetën.

Momentalisht në Maqedoni ka 2.041 raste aktive me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat