​Kjo është premia që kryeministri i Maqedonisë së Veriut ua ka premtuar lojtarëve nëse e mposhtin Portugalinë

Maqedonia

​Kjo është premia që kryeministri i Maqedonisë së Veriut ua ka premtuar lojtarëve nëse e mposhtin Portugalinë

Më: 27 mars 2022 Në ora: 19:52
Ilustrim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka uddhëtuar së bashku me ekipin e futbollit të këtij shteti në Portugali dhe ka premtuar një shpërblim prej 500 mijë eurosh për secilin lojtarë, nëse ata sigurojnë kualifikimin për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Futbollistët maqedonas të martën në Porto do të luajnë kundër Portugalisë në finalen e barazhit për vendin e parë në Botëror, pasi tri ditë më parë ata mposhtën në gjysmëfinale kampionin e Evropës, Italinë.

"Ju jeni kampionët për ne, fituesit dhe krenaria e të gjithëve ne. Ne besojmë në ju dhe për këtë dua t'ju uroj suksese në ndeshjen me Portugalinë. Më e pakta që mund të bëjmë si qeveri është një çmim. 500,000 euro nëse kualifikoheni në Kupën e Botës”. u tha Kovaçevski futbollistëve në aeroplan, siç raportojnë mediat e këtij vendi.

Në gjysmëfinalen e play-off-it për Kupën e Botës në Katar, të enjten, më 24 mars, Portugalia mposhti Turqinë me rezultat 3:1 në shtëpi dhe Maqedonia ishte më e mirë se Italia duke fituar me rezultat 1:0 në Palermo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat