Xhaferi në takim me homologun bullgar: Kuvendet e të dy vendeve duhet të vazhdojnë me bashkëpunimin

Maqedonia

Xhaferi në takim me homologun bullgar: Kuvendet e të dy vendeve duhet të vazhdojnë me bashkëpunimin

Më: 28 mars 2022 Në ora: 20:17
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takimin e parë me kolegun e tij bullgar, kryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë, Nikolla Minçev, që është takimi i parë pas marrjes së tij zyrtare të këtij funksioni.

Kryetari Xhaferi fillimisht e shfrytëzoi rastin dhe personalisht ia uroi zgjedhjen e tij për Kryetar të Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë dhe i uroi sukses gjatë mandatit të tij. Nga ana e tij u potencua nisma për bashkëpunim të hapur në tema me interes të ndërsjellë, si kontribut në avancimin e bashkëpunimit bilateral të përgjithshëm për të dy shtetet.

Duke e përshëndetur mbajtjen e këtij takimi, Kryetari Minçev u pajtua se parlamentet duhet të vazhdojnë bashkëpunimin në të gjitha nivelet, përfshirë edhe të kryetarëve të parlamenteve dhe në këtë kontekst, e paralajmëroi formimin e shpejtë të Grupit të Bashkëpunimit në Kuvendin Popullor të Republikës së Bullgarisë.

Takimi përfundoi me ftesë për vizitë zyrtare të ndërsjellë të të dy kryetarëve të kuvendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat