Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot duhet t’i mbajë vazhdimet e katër mbledhjeve

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot duhet t’i mbajë vazhdimet e katër mbledhjeve

Më: 31 mars 2022 Në ora: 09:46
Kuvendi i Maqedonisë

Në rend dite të kësaj mbledhje janë edhe Propozim-rezoluta për aspektet juridike dhe morale të Vaksinimit për kovid, parashtruar nga deputetët Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov, Propozim-ligji për stabilitet financiar, në lexim të parë, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe Ligji për institucionet, që të dy në lexim të parë.

Deputetët duhet të diskutojnë edhe për Propozim-planin financiar të Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit për vitin 2022 dhe për Propozim-vendimin për caktim të përqindjes së përfshirjes nga të ardhurat e përgjithshme vjetore, për financim të punës së KRRE-së për vitin 2022.

Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tokë bujqësore, në lexim të parë, pika e vetme e rendit të ditës së vazhdimit të mbledhjes së 30-të.

Para deputetëve, në vazhdimin e mbledhjes së 41-të janë Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhor, në lexim të parë, parashtruar nga grupi i deputetëve dhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat e mesme dhe fillore, në lexim të parë.

Në rend dite të mbledhjes së 66-të janë Propozim-ligji për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit, në lexim të parë dhe Propozim-ligji për shërbim pagesore dhe sisteme pagesore, me procedurë të shkurtuar, që të dy me flamuj evropianë. Në rend dite është edhe Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për cilësinë e prodhimeve bujqësore, me procedurë të shkurtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat