Dita e fundit e karvanit të vaksinimit në Strugë

Maqedonia

Dita e fundit e karvanit të vaksinimit në Strugë

Më: 3 prill 2022 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

MSH-ja me mbështetje të OBSH-së, USAID-it dhe UNICEF-it, nga 21 Mars filluan karvanin për vakinimin kundër COVID-19, që përfshiu 14 bashkësi lokale në vend.

Pas vizitës së gjithsej 14 zonave urbane dhe rurale në mbarë vendin, sot në Strugë do të përfundojë karvani për vaksinimin kundër Covid-19. Krahas mundësisë së marrjes së vaksinës kundër virusit, ekipet mjekësore, Kryqi i Kuq dhe studentë nga shoqatat mjekësore kanë paraqitur informacione të besueshme për vaksinimin dhe përfitimet e tij, si dhe rreziqet e vonesës së vaksinimit.

Karvani për promovimin e vaksinimit si imunizim i sigurt filloi në Shuto Orizarë, vazhdoi në Kratovë, Radovish, Strumicë, Novosellë, Shkup (përballë Ist Gejt Moll), Kumanovë, fshati Matejç në Likovë, Haraçinë, fshati Sandevë në Çucer Sandevë, Zelenikovë, fshati Negotinë në Vrapçisht, Kërçovë dhe do të përfundojë sot në Strugë, ku nga ora 11 deri në 15 në shëtitoren e re qytetarët do të mund të imunizohen kundër koronavirusit.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, pothuajse 41.2 për qind e popullsisë së përgjithshme në vend është vaksinuar me dy doza dhe me ndihmën e karvanit, është rritur mbi 11 për qind numri mesatar ditor i të vaksinuarve .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat