BTV: Mishi i lirë i qengjit nga Maqedonia e Veriut i rrezikon kultivuesit e qengjave në Bullgari

Maqedonia

BTV: Mishi i lirë i qengjit nga Maqedonia e Veriut i rrezikon kultivuesit e qengjave në Bullgari

Më: 3 prill 2022 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Biznesi i kultivuesve të deleve në Bullgari është rrezikuar nga mishi i lirë i qengjit në tregun bullgar i importuar nga Maqedonia e Veriut, lajmëroi televizioni i Sofjes bTV.

Televizioni thekson se blegtorët bullgar theksojnë që arsyeja për mishin e qengjit më të lirë nga vendi është se prodhuesit e Maqedonisë marrin subvencione më të larta nga shteti.

Kultivuesit e qengjave në Bullgari theksojnë se çmimi me të cilin ata e shesin mishin e qengjit arrin deri në 18 leva (9 euro),.

Ndërsa në rrjetin tregtar shitet për rreth 20 leva (10 euro).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat