Simovski: Edhe ne jemi qenie njerëzore prej mishi dhe gjaku, kemi gabuar në përkatësinë tonë fetare

Maqedonia

Simovski: Edhe ne jemi qenie njerëzore prej mishi dhe gjaku, kemi gabuar në përkatësinë tonë fetare

Më: 5 prill 2022 Në ora: 09:46
Apostoll Simovski

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostoll Simovski, foli për gabimin teknik në lidhje me të dhënat nga përkatësia fetare në regjistrimin e vitit 2021, për të cilin tha se kanë kërkuar falje dhe se është korrigjuar.

“Përsa i përket përkatësisë fetare, kemi korrigjuar një gabim teknik që kemi bërë që në ditën e parë të publikimit. Jemi tunduar se si mos e vërejshim se kemi bërë një ndryshim në fushën e ateistëve dhe metodistëve ungjillorë. Edhe ne jemi njerëz me mish e gjak dhe mund të gabojmë dhe është njerëzore të pranojmë gabimin tonë dhe të kërkojmë falje.

Na vjen absolutisht keq që është bërë një gabim i tillë dhe prandaj e pranojmë dhe kërkojmë falje. Nuk kemi dashur që të ndodhë, por ka ndodhur, nuk mund ta kthejmë filmin”, tha Simovski për “Sitel”.

I pyetur për numrin prej 242.579 qytetarëve që në regjistrim janë deklaruar vetëm të krishterë, ai tha se siç janë përgjigjur qytetarët, ashtu janë regjistruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat