Kovaçevski në Klinikën Infektive për shkak të helmimit nga ushqimi

Maqedonia

Kovaçevski në Klinikën Infektive për shkak të helmimit nga ushqimi

Më: 12 prill 2022 Në ora: 20:30
Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka shkuar për mjekim në Klinikën Infektive për shkak të dhimbjeve në stomak.

“Kryeministri kishte kontroll shëndetësore. Ishte në Klinikën Infektive për shkak të disa problemeve që me siguri janë për helmim nga ushqimi”, u shpreh ministri Spasovski në emisionin “Top tema”.

Ai shtoi se kryeministri Kovaçevski ndodhet në shtëpi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Protokolle siguria ka në çdo kohë duke përfshirë edhe në pjesën e ushqimit. Megjithatë raste të tilla janë të mundshme dhe janë normale”, u shpreh Spasovski.

Kujtojmë se Kovaçevski mbrëmë është pranuar në Klinikën Infektive dhe është lëshuar në shtëpi./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat