Xhaferi me urim me rastin e festës së Pashkëve

Maqedonia

Xhaferi me urim me rastin e festës së Pashkëve

Më: 17 prill 2022 Në ora: 12:21
Xhaferi

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në emrin e tij personal dhe të deputetëve ka uruar festën krishtere – Pashkët, të gjithë atyre që e kremtojnë sipas kalendarit gregorian.

“Në këto kohëra të vështira kur duket se për çdo ditë shfaqen sfida të reja dhe të ndryshme të cilat në aspekte të ndryshme e vënë në test ndonjëherë shëndetin tonë fizik, ndonjëherë mirëqenien ekonomike, ndonjëherë lojërat dhe fitoret politike, si kulm i sfidës shfaqet testimi i njerëzisë sonë, solidariteti dhe bashkëndjesia jonë, humanizmi jonë dhe pozicionimi në anën e vërtetë të të drejtit, më të dobëtit”, theksohet në urimin e Xhaferit.

Megjithatë, shton Xhaferi, besoj dhe drejtoj mesazh edhe ndaj jush qytetarë të nderuar, se drita e kësaj feste të madhe do i ndriçojë shpirtrat, zemrat dhe mendjen e të gjithëve që diku në atë rrugë të kërkimit të përjetësisë dhe lavdisë e kanë humbur njerëzinë e vet dhe e kanë harruar vlerën e jetës njerëzore dhe e kanë shtrirë dorën për ta marrë.

“Kjo dritë, le të ndriçojë dhe ngrohë shtëpitë tuaja, le t’ju bashkojë në lutjet dhe të sjellë paqe dhe harmoni në mendimet tuaja. Secili le të jetë zot i shtëpisë së vet, secili vetë në të veten, në botë ka vend të mjaftueshëm për të gjithë ne! Të dashur bashkëqytetarë, ju uroj ditë të bukura dhe të qeta festive. Urime”, thuheht në urimin e Xhaferit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat