Vidhet pajisja kompjuterike në “Bllacë”, MPB jep detajet

Maqedonia

Vidhet pajisja kompjuterike në “Bllacë”, MPB jep detajet

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Një pajisje elektronike është vjedhur në vendkalimin kufitar të Bllacës. Dyshimet e para lidheshin me rrezikun për tentativë të ndonjë sulmi kibernetikë në sistem. Nga Ministria e Brendshme konfirmojnë se një shtëpizë e kompjuterit mungon tek terminali i kontrollit të udhëtarëve me trena.

Por, mohojnë të ketë mundësi për ndonjë rrezik të ndjekjes së informacioneve dhe vjedhjes së të dhënave, nga që sipas policisë, pajisja nuk ka qenë e lidhur me rrjetin softuerik të MPB-së.

Në përgjigjen me shkrim thonë se shtëpiza kompjuterike në pikën kufitare Bllacë ka qenë jashtë funksionit për një kohë të gjatë.

“Është njoftuar Departamenti i kontrollit të brendshëm, hetimeve kriminale dhe standardeve profesionale, i cili ka marr masat e duhura. Nëse në rast se konstatohen lëshime në veprimet e ndonjë zyrtari policor, do të ndërmerren masa në pajtim me Marrëveshjen Kolektive të MPB-së dhe do të njoftohet prokuroria publike kompetente”, thonë nga Ministria e Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat