Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për shpifje dhe fuerje

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për shpifje dhe fuerje

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 17:33
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për shpifje dhe fyerje, ndërsa për votuan edhe deputetët e shumicës edhe deputetët e opozitës.

Sipas LSDM-së, me ligjin e mirtuar shpifja dhe fyerja do të jetë e ndëshkueshme.

“Asnjë e drejtë nuk mund të jetë absolute sepse çdo e drejtë realizohet deri në momentin derisa nuk kufizon të drejtën e dikujt tjetër, andaj është shumë me rëndësi që të kemi rregullore që do ti rregullojë qëndrimet e këtilla të cilat, bazën e kanë që të jenë të lirë, por patjetër të jenë të kufizuara kur prekin të drejtën e dikujt tjetër”, deklaroi Snezhana Kalevska Vançeva nga LSDM.

Ligji për shpifje dhe fyerje parashikon që, para se të ngrihet padi për dëmshpërblim për shpifjen, fillimisht të kërkohet fjale dhe tërheqje publike të deklaratës nga personi që ka bëtë fyerjen, të drejtën e reagimit dhe demantit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat