Monika Zajkova në krye të PLD-së

Maqedonia

Monika Zajkova në krye të PLD-së

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 17:11
Monika Zajkova.

Me 364 vota “për” dhe 1 “kundër”, sot u zgjodh kryetarja e re e Partisë Liberale Demokratike, deputetja Monika Zajkova.

Ajo u shpreh me udhëheqjen e saj do të ndërtohen politika që do të sigurojnë të ardhme më të mirë.

“Ju premtoj lidership drejt të ardhmes. PLD-në e shoh si parti që ndërton politika që do të sigurojnë të ardhme ku të gjithë jetojmë më mirë se sot”, u shpreh Zajkova.

Sipas saj, tani është koha që të ndërmerren veprime për shkak të brezave të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat