Reagon MPJ-ja e Bullgarisë për dëmimtimin e objektit të klubit bullgar

Maqedonia

Reagon MPJ-ja e Bullgarisë për dëmimtimin e objektit të klubit bullgar

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Ministria bullgare e Punëve të Jashtme dënon dëmtimin e klubit bullgar “Mbreti Boris i Treti” në Ohër.

“Veprime të tilla pengojnë përpjekjet e vendosjes së miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit si parime themelore në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, thonë nga MPJ.

Ata shtojnë se emrat e klubeve bullgare nuk janë arsye për fushata të tilla dhe theksojnë se lideri i partisë më të madhe maqedonase në Shkup haptazi bën thirrje për mbylljen e klubeve bullgare.

“Jemi të bindur se MPJ e Maqedonisë së Veriut do të ketë reagim në kohë për atë që ndodhi”, thonë nga MPJ e Bullgarisë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat