Gjobiten 146 shoferë në Shkup, 15 për vozitje të shpejtë

Maqedonia

Gjobiten 146 shoferë në Shkup, 15 për vozitje të shpejtë

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Gjithsej 146 masa janë shqiptuar dje në Shkup në kontrollet aksionare në fushën e komunikacionit të kryera nga MPB. 15 sanksione kanë qenë për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, shtatë masa për drejtim të automjetit pa leje drejtimi, tre sanksione për automjetet e paregjistruara.

Siç informon MPB-ja, janë shqiptuar katër gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq).

Kontrollet e intensifikuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat