ASH: Arsovska të jep dorëheqje, ka dështuar plotësisht

Maqedonia

ASH: Arsovska të jep dorëheqje, ka dështuar plotësisht

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj mënyrës së punës së kryetares së Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska. Nga kjo parti thonë se Arsovska ka dështuar në detyrën e saj dhe po bëhet e dëmshme për të gjithë shkupjanët.

Sipas ASH-së, pas largimeve padrejtësisht nga puna të të punësuarve në ndërmarjet publike, tani ka bllokuar edhe transportin publik duke goditur transportuesit privat dhe të gjithë qytetarët e Shkupit.

Sipas ASH-së, Danella Arsovska e ka dëshmuar paaftësinë e saj dhe keqmenaxhimin e saj dhe kërkojnë dorëheqjen e saj.

“Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka kohë që ka dështuar në detyrën e saj, ndërsa tani po bëhet e dëmshme për të gjithë shkupjanët. Pas largimeve padrejtësisht nga puna të të punësuarve në ndërmarrjet publike, tani ka bllokuar edhe transportin publik duke goditur transportuesit privat dhe të gjithë qytetarët e Shkupit”.

“Do të bënim thirrje për të zgjidhur problemin, por Arsovska tanimë ka dëshmuar paaftësinë dhe keqmenaxhimin e saj, kështu që zgjidhjen e vetme për të gjitha problemet e shohim te dorëheqja e saj e menjëhershme. Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryeqyteti nuk guxon të ngelet në një gjendje të këtillë kaotike, të keqpërdoret për inate dhe interesa personale e klanore, por duhet patjetër të vendoset në shërbim të qytetarëve të Shkupit”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat