Kompensimi për aftësinë e kufizuar, 2 nisma në Gjykatën Kushtetuese të RMV-së

Maqedonia

Kompensimi për aftësinë e kufizuar, 2 nisma në Gjykatën Kushtetuese të RMV-së

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 21:58
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetuese do të diskutojë të mërkurën e ardhshme rreth kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit të kontestuar në ligjin për kompensim sipas aftësisë së kufizuar.

Instituti për të Drejtat e Njeriut nga Shkupi dhe një qytetar nga Prilepi kanë dorëzuar tashmë nismë në Kushtetuese për nenin 44 të Ligjit për Mbrojtje Sociale, sipas të cilit kompensimi për shkak të aftësive të kufizuara, mund ta realizojnë personat nga mosha 26 deri në 65 vjeç.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka pranuar rekomandimet e avokatit të popullit, por pret edhe vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese do të veprojë sipas të njëjtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat