Kovaçevski: Kriza është mundësi për transformim të energjisë, Maqedonia e Veriut mund të jetë qendër e energjisë së gjelbër

Maqedonia

Kovaçevski: Kriza është mundësi për transformim të energjisë, Maqedonia e Veriut mund të jetë qendër e energjisë së gjelbër

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 18:57
Dimitar Kovaçevski

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve theksoi shteti ka plan dhe strategji për sigurimin e energjisë elektrike, por edhe transformim të gjelbër të vendit. Kryeministri tha se kjo Qeveri është e përqendruar në ndryshime thelbësore në të gjitha segmentet, ndër të cilat edhe atë të energjisë.

“Me parashtrimin e kësaj pyetjeje që vjen nga një deputet i partisë nga radhët e pushtetit, partia lideri i së cilës jam unë, edhe një herë si Qeveri e konfirmojmë ndërgjegjësimin tonë të lartë për nevojën për t’u bërë ndryshime thelbësore me të cilat do të sigurojmë atë që është më e mirë për qytetarët dhe për shtetin është përparësi kryesore. Unë tashmë disa herë kam thënë publikisht, dhe këtu edhe një herë do ta përsëris nga foltorja parlamentare – me luftën në Ukrainë, prioritetet e shteteve kanë ndryshuar, jo vetëm tonat, por të gjithëve. Dhe tema e energjetikës është bërë një nga temat kryesore në të cilën është fokusuar e gjithë bota, pa të cilën nuk kalon asnjë takim, asnjë takim i liderëve të rajonit dhe BE-së.

Kjo luftë na detyroi të mendojmë për zgjidhje afatgjate për ballafaqim me krizën energjetike e cila vitin e kaluar i preku gjithë Evropën dhe botën, por edhe të diskutojmë për ato afatshkurtra me të cilat menaxhojmë me sukses krizën dhe pasigurinë energjetike.

Kjo është mundësi e shkëlqyer për të shfrytëzuar burimet e energjisë së gjelbër me të cilat dispozicionjmë ne vendet e Ballkanit, veçanërisht edhe vendi jonë, por në të njëjtën kohë edhe një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar të gjithë rajonin si një forcë e re energjetike.

Ky është një mundësi për të shfrytëzuar së bashku krizën globale të energjisë për t’i kthyer vendet tona në qendra të energjisë së gjelbër që do të furnizojnë me energji elektrike, jo vetëm tregun e tyre, por edhe rajonin dhe vendet më gjerë.

Por do të doja të shpjegoja në mënyrën më plastike se si duket ai tranzicion social-ekologjik në kushtet e inflacionit në rritje, në kushtet e mungesës së energjisë dhe në kushtet e punës me objektet që janë ndërtuar para më shumë se 40 vjet, në kohën e Jugosllavisë.

Tashmë po punohet për lidhjen e rajonit me burimet e gazit natyror në Azerbajxhan, nëpërmjet gazsjellësit Transadriatik TAP, gazsjellësit Transanatolian TANAP, me të cilin rajoni i Evropës Juglindore, që përfshin Ballkanin Perëndimor dhe vendin tonë, do të marrë sasi shtesë e gazit natyror dhe ato nuk do të varen vetëm nga një burim, gjegjësisht nga gazi rus.

Maqedonia e Veriut, së bashku me fqinjët tanë Greqinë dhe Bullgarinë, po punojmë në ndërtimin e një terminali për gazin natyror të lëngshëm në Aleksandropoli, i cili do të sigurojë diversifikim shtesë me sasitë e gazit që mund të mbërrijë nga çdo vend që eksporton gaz të tillë, siç janë Shtetet e Bashkuara, Katari, Algjeria etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat