Hulumtim në Maqedoni, një nga pesë studentët kanë qenë pre e ngacmimeve të ndryshme

Maqedonia

Hulumtim në Maqedoni, një nga pesë studentët kanë qenë pre e ngacmimeve të ndryshme

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Një nga pesë studentë të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në një anketë kanë deklaruar se kanë qenë në situatë ku profesorët u janë drejtuar me nofka ngacmuese si Alltan, Kukull dhe Macë ndërsa një e katërta prej tyre kanë dëgjuar nga profesorët shaka me përmbajtje seksualisht ngacmuese si dhe stereotipe gjinore. Pjesa më e madhe prej tyre nuk e kanë idenë se ku duhet t’i denoncojnë ngacmimet.

Përkundër kësaj, vetëm 4,6 për qind e studenteve kanë denoncuar apo njohin dikë që ka denoncuar ngacmimet seksuale ndërsa në pjesën më të madhe të rasteve, viktimat janë studente vajza.

“Secili i pesti studentë nuk ka denoncuar ngacmimet seksuale që i janë bë sepse nuk kanë informacion se ku duhet t’i denoncojnë si dhe më shumë se gjysma e të anketuarve janë përgjigjur se Universiteti Shën Kirili dhe Metodi fare nuk i mbron studentet nga ngacmimet seksuale që konsideroj se është shifër shumë e lartë”, tha Aleksandra Kalabova, hulumtuese.

Ka pasur edhe profesorë të cilët kanë kërkuar favore seksuale nga studentet në mënyrë që të kalojnë provimin.

“Përqindja e ofrimeve të favoreve seksuale në këmbim të suksesit apo privilegjeve të ndryshme është e vogël por nuk duhet fare të ekzistojë. Rreth 5-6 për qind është numri i studenteve që kanë pasur përvojë të tillë”, tha Goran Lefkov, hulumtues.

Sipas hulumtimit të realizuar me 300 studentë të Universitetit Kirili dhe Metodi, rekomandohet që urgjentisht të rritet numri i sanksioneve për kryerësit e veprave të tilla, të bëhen kampanja për ngritje të vetëdijes në lidhje me atë se çka do të thotë ngacmim seksual si dhe të krijohen mekanizma të thjeshta për denoncimin e ngacmimeve. Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që studentët ankohen për ngacmime seksuale nga ana e profesorëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat