Bastisje në Strumicë, arrestohet një person

Maqedonia

Bastisje në Strumicë, arrestohet një person

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 16:00 zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 20 vjeçarin D.I. nga Strumica.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e marijuhanës dhe vaj kanabisi.

Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policor të Strumicës, për ngjarjen është informuar edhe prokurori publik.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat