Helmohen nga ushqimi 6 studentë në konviktin “Pellagonia” në Shkup

Maqedonia

Helmohen nga ushqimi 6 studentë në konviktin “Pellagonia” në Shkup

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Gjashtë studentë të konviktit “Pellagonia” janë helmuar nga ushqimi dhe kanë përfunduar Klinikën Infektive.

Kryetari i Rezistencës studenore, Kristijan Dimkov zbuloi se studentët dje janë ushqyer me vezë.

“E frikshme është studentët të kenë frikë të hynë në kuzinë, ndërsa prindërit të mendojnë për fëmijët nëse hanë ushqim të pastër ose jo në konvikt. Na shqetëson fakti se për momentin shumë studentë ankohen dhe kanë përfunduar në klinika infektive”, tha Dimkov.

Ai pyeti publikisht nëse këto shujta studentore ka premtuar qeveria, apo nëse qeveria i ka parë studentët vetëm si material për propagandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat