Shpërthen zjarr në një deponi në Strumicë

Maqedonia

Shpërthen zjarr në një deponi në Strumicë

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Një zjarr ka rënë sot në mesditë në afërsi të Strumicës në deponinë afër fshatit Banicë, e më pas kanë rënë zjarre edhe në dhjetëra lokacione të tjera, ku digjen kashtë në rrethinën e Sofilarit, në afërsi të qytetit.

Tymi i dendur shihet nga larg, ndërsa mbetjet e materialit të djegur nga era e fortë i bartin në zonën qendrore të qytetit.

Sipas komandantit të Njësisë së Zjarrfikësve të Strumicës, Aleksnadar Gudev, në shuarjen e zjarreve janë të përfshirë 20 zjarrfikës dhe tri vetura zjarrfikëse.

“Deri më tani nuk ka dëme më të rënda të shkaktuara nga zjarri, përveç se një pjesë shumë e vogël e çatisë së një vreshti është djegur. Thirrja e parë ka ardhur për një deponi të djegur në afërsi të fshatit Banicë, ndërsa menjëherë pas kësaj kanë shpërthyer zjarre në dhjetëra lokacione të tjera ku digjej kashtë”, tha Gudev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat