Maqedoni, edhe adoleshentët në mesin e duhanpirësve

Maqedonia

Maqedoni, edhe adoleshentët në mesin e duhanpirësve

Më: 17 prill 2023 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Shqetësuese janë të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik të cilat tregojnë se 38% e adoleshentëve 15 dhe 16 vjet kanë provuar cigaren, si dhe 4% e fëmijëve e kanë provuar po ashtu cigare.

Sipas kardilollogut Vladimir Ristovski, prindërit janë të parët që duhet të bisedojnë me fëmijët e tyre rreth dëmit që bën cigarja. Sipas tij, trendi i pirjes së duhanit mund të ndikojë te popullata e re dhe të jetë arsye për sëmundje serioze kardiovaskulare.

“Vijnë pacientë që duan të lënë duhanin thjesht për shkak të problemeve shëndetësore. Këtu ka disa pajisje të caktuara si çamçakëzt, ngjitëset me nikotinë. Këtu duhet të jenë prindërit ata që do të vënë në dukje pasojat për ruajtjen e shëndetit të fëmijëve të tyre. Sigurisht që këtu duhet të gjenden këshilla nga psikologu për t’iu mundësuar vetë pacientëve të lënë duhanin”, u shpreh kardiologu Vladimir Ristovski.

Sipas të dhënave të OBSH-së, rreth tetë milionë pacientë në mbarë botën vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare të shkaktuara nga pirja e duhanit.

Cigaret gjithashtu shkaktojnë katarakte, dobësojnë sistemin imunitar, rrisin shenjat e dukshme të plakjes, dobësojnë kockat, shkaktojnë infertilitet, janë shkaku kryesor i kancerit, shkaktojnë sëmundje të mishrave të dhëmbëve, erë të keqe të gojës dhe humbje të dhëmbëve, si dhe impotencë tek meshkujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat