Zaev për gazetën greke: Marrëveshja e Prespës është gjëja më e mirë që ka ndodhur në Ballkan në 20 vitet e fundit

Maqedonia

Zaev për gazetën greke: Marrëveshja e Prespës është gjëja më e mirë që ka ndodhur në Ballkan në 20 vitet e fundit

Më: 5 maj 2023 Në ora: 10:51
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një deklaratë për gazetën greke “Efsyn”, u shpreh se për çdo ditë, qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë kanë përfitime të reja nga Marrëveshja e Prespës dhe arsye të reja pse kjo marrëveshje është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Ballkanit në 20 vitet e fundit.

Ai shtoi se dy shtetet dhe qytetarët e dy vendeve tani ndërtojnë miqësi dhe fqinjësi të mirë për dallim me atë çfarë ka ndodhur nga viti 1991 deri në vitin 2018.

“Bizneset tani bashkëpunojnë më shumë, qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë komunikojnë, lëvizin dhe bashkëpunojnë. Shkupi dhe Athina asnjëherë nuk kanë qenë më afër”, u shpreh Zaev.

Zaev theksoi se Marrëveshja e Prespës Maqedonisë së Veriut i solli anëtarësim në NATO dhe beson se nuk ka fuqi politike që mund t’i prishë marrëdhëniet e mira që nisën me nënshkrimin e marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat