Ministrat nuk tregojnë pagat e tyre: Pagat janë rritur për 1.600 funksionarë

Maqedonia

Ministrat nuk tregojnë pagat e tyre: Pagat janë rritur për 1.600 funksionarë

Më: 5 maj 2023 Në ora: 12:47
Ministrat

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeveri, në pyetje të gazetarëve, ministrat folën edhe për pagat e tyre që u rritën për 78%.

Sipas zv.kryeministrit dhe ministrit për Sistem Politik, Artan Grubi, paga më e vogël është e zëvendëskryeministrit dhe se është shumë më e vogël nga vendi i punës që ka pasur më parë.

“Paga më e vogël është e zv.kryeministrit dhe është shumë më e vogël nga paga e vendit të punës që kam pasur më parë. Është mirë që Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim retroaktiv. Nga viti 2011 është ngrirë koeficienti. Nuk ka asgjë të kundërligjshme:, u shpreh Grubi.

Me insistimin e gazetarëve që të gjithë të pranishmit të tregojnë pagën e tyre, ministri Kreshnik Bekteshi i drejtoi te shërbimet qeveritare.

“Nuk jemi në shkollë që t’i themi të gjithë pagat tona, do të drejtohesh në Qeveri dhe do ta thonë”, u shpreh ministri Bekteshi.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi theksoi se 1.600 funksionarë do të kenë paga më të larta, ndërsa rritja e pagës është për rreth 1000 euro.

“Bëhet fjalë për 1.600 funksionarë. Ligji përfshin gjykatës, prokurorë, kryetarë komunash dhe drejtorë”, tha mes tjerash Besimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat