Grubi: Pesë Propozim-ligje të reja për korridoret 8 dhe 10D

Maqedonia

Grubi: Pesë Propozim-ligje të reja për korridoret 8 dhe 10D

Më: 5 maj 2023 Në ora: 12:48
Grubi

Zëvendëskryeministri i cili është edhe koordinator për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D u shpreh se nga deputetët do të varet nëse ndërtimi i autostradave do të jetë më i shpejtë dhe më i lirë.

“Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi pesë Propozim-ligje të reja për korridoret 8 dhe 10D dhe do të dërgohen në Kuvend me flamur evropian”, u shpreh Grubi duke sqaruar se këto Propozim-ligje kanë për qëllim të përshpejtojnë ndërtimin e autostradave.

Ai i bëri thirrje opozitës që mos bllokojë për shkak se kjo bën të kushton qytetarëve 150 milionë euro dhe rrezikohen projektet strategjike nacionale.

“Projekti në vend që të kushtojë 1.5 miliarda euro, a mundësi të kushtojë 1.3 me sistem më efikas jo vetëm për këtë projekt për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, por edhe për të gjitha projektet tjera të ardhshme nacionale. Për t’u realizuar kjo janë parashtruar 8 Propozim-ligje të cilat opozita i bllokon”, u shpreh Grubi.

Ai thotë se Propozim-ligjet do të shkojnë me flamur evropian duke marrë parasysh se Bashkimi Evropian e vendosi në hartën e korridoreve edhe Korridorin 8.

“Deputetët duhet të heqin dorë nga bllokimet dhe të mos i shtrenjtojnë më shumë autostradat me 150 milionë euro dhe mos rrezikojnë projektet strategjike nacionale për shkak të agjendave politike”, tha mes tjerash zv.kryeministri Grubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat