Stoilkovski: Kovaçevski të pranojë debatin dhe ta sqarojë marrëveshjen e dëmshme për ndërtimin e korridoreve

Maqedonia

Stoilkovski: Kovaçevski të pranojë debatin dhe ta sqarojë marrëveshjen e dëmshme për ndërtimin e korridoreve

Më: 5 maj 2023 Në ora: 19:50
Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski në konferencë për shtyp kërkoi nga kryeministri Kovaçevski që të pranojë debatin me Hristijan Mickoski.

“Populli është i tmerruar nga fakti se po fshihet një kontratë që kushton 300 milionë euro për vetëm dy muaj dhe asnjë lopatë nuk është hedhur. Popullit të cilit i hidhen paratë duhet t’i dijë faktet, një marrëveshje e tillë nuk duhet të fshihet. Kontrata me aq shumë klauzola të dëmshme nuk duhet të fshihet nga populli. Kovaçevski nuk duhet t’i shmanget debatit, por të përballet”, u shpreh Stoilkovski.

Ai tha se Mickoski është i gatshëm për debat në cilin do televizion, ndërsa qytetarët e Maqedonisë do t’i shohin faktet për marrëveshjen për ndërtimin e korridoreve.

Sipas tij kryeministri duhet të sqarojë pse është arritur një marrëveshje e tillë e dëmshme dhe pse Maqedonia duhet të paguajë dënime me qindra milionë euro për autostrada ende të filluara.

“Refuzimi nga dueli do të thotë edhe pranim se Marrëveshja është aq e keqe sa që vet kryeministri nuk mund ta mbrojë”, tha mes tjerash Stoilkovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat