Liderët e bashkësive fetare në Maqedoni kërkojnë tërheqjen e propozim-ligjeve për evidencë amë dhe barazi gjinore

Maqedonia

Liderët e bashkësive fetare në Maqedoni kërkojnë tërheqjen e propozim-ligjeve për evidencë amë dhe barazi gjinore

Më: 5 maj 2023 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

Liderët e pesë bashkësive fetare në vend – Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit, Bashkësisë Fetare Islame, Kishës Katolike, Kishës Ungjillore-Metodiste dhe Komunitetit Hebre, përmes një deklarate të përbashkët shprehin shqetësimin për të ardhmen e besimtarëve, veçanërisht për gratë dhe fëmijët, me miratimin e Projektligjeve për gjendjen civile dhe për barazi gjinore.

Ata propozojnë tërheqjen e Projektligjeve dhe hapësirë kohore për studimin e tyre serioz, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Besojmë se njohja ligjore e “identitetit gjinor” në këto ligje, si dhe dallimi konfuz midis: seksit, gjinisë dhe identitetit gjinor, janë të papranueshme. Nëpërmjet miratimit të tyre, në vend të mbrojtjes së tyre, u hapet mundësia e diskriminimit më të cenuarve – grave dhe fëmijëve! Në fund të fundit, shqetësimi ynë më i madh ka të bëjë me qëllimin e këtij ligji për të përfshirë të miturit, pra fëmijët. Promovimi i identiteteve të ndryshme gjinore dhe “fluiditeti” mes tyre mund të shkaktojë dëme të pariparueshme, veçanërisht te adoleshentët, të cilët, të udhëhequr dhe të edukuar në këtë mënyrë, duhet të kalojnë një proces vetëekzaminimi dhe testimi, të papërshtatshëm për moshën e tyre”, thuhet në deklaratën nga kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë Stefan, Reis-Ul-Ulema Shaqir Fetai, ipeshkvi i Shkupit dhe Dioqeza e Strumicë-Shkupit, Kiro Stojanov, superintendent Marjan Dimov dhe kryetari i Bashkësisë Hebraike Pepo Levi.

Më tej ata shtojnë se projektligji për barazinë gjinore, hap mundësinë e rrezikimit të të drejtave prindërore sepse parashikon që nga aspekti i identitetit gjinor, fëmijët të trajtohen në mënyrë të barabartë si të rriturit.

“Të mësuar nga zhvillimet aktuale në vend, ku ideologjia gjinore është një realitet me pasoja tragjike, që shkakton gjithnjë e më shumë rezistencë aktive te prindërit, psikiatrit, psikologët dhe mësuesit, ne bëjmë thirrje për tërheqjen e Projektligjeve dhe lënien kohë për studimin e tyre serioz, njohje me të gjitha pasojat për shëndetin psikologjik të të rinjve dhe për përfshirjen aktive në hartimin e ligjeve të tilla për të gjithë shoqërinë dhe mbi të gjitha për prindërit dhe gjithë publikun profesional”, theksojnë në njoftim.

Më tej shtojnë se projektligjet në thelb bien ndesh me doktrinat e të gjitha bashkësive fetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat