Sezoni i dasmave po afrohet, qytetarët fillojnë parapërgatitjet në Maqedoni

Maqedonia

Sezoni i dasmave po afrohet, qytetarët fillojnë parapërgatitjet në Maqedoni

Më: 6 maj 2023 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Përgatitjet për dasma e ahengje të tjera tashmë kanë filluar.

Këtë po e hetojnë edhe bizneset që merren me stoli ari, fustane solemne e gjëra të tjera që nevojiten për këto evente, pasi është rritur numrit i të interesuarve nëpër dyqanet e tyre. Artarët thonë se për dallim prej periudhës para krizave, tani blihen vetëm gjërat më bazike, për ta mbajtur gjallë traditën pa rënduar shumë buxhetin familjar.

“Sigurisht që interes ka, por janë dy gjëra, dëshira dhe mundësitë. Më herët ky cikël ka qenë shumë më i bujshëm, me më shumë interes për shumë artikuj, në kohët e fundit i kanë minimizuar të gjitha gjërat dhe tani shkohet me gjërat që janë më bazike, domethënë me burmat për martesë, ndonjë unazë, ndonjë komplet me 3 pjesë… Megjithatë ka, shpresojmë që do të ketë”, u shpreh Nexhmedin Bushi, Kryetar i Argjendarëve pranë Odës së Zejtarëve.

Kryetari i Argjendarëve pranë Odës së Zejtarëve, Nexhmedin Bushi, thotë se ikja e rinisë jashtë vendit lë gjurmë të dukshme në biznesin e tyre. Ndërsa shitësit e stolive për nusëri thonë se ka filluar rimëkëmbja pas pandemisë, por akoma nuk janë arritur nivelet e shitjes krahasuar me periudhën para pandemisë së Covid-19.

“Prej para pandemisë dhe tash kemi pas rënie shumë, 40 për qind kemi, por tash mirë jemi, nuk jemi sikur në 2021, tashmë ka frekuentim më të mirë….07:16 Sezoni prej tash ka filluar, mbaron nga muaji 9, 10”, tha një shitës i stolive për nusëri.

Edhe shitësit e fustaneve thonë se shitjet po bien ndër vite. Ata janë gati për sezonin e dasmave dhe thonë se tashmë kanë filluar lëvizjet e blerësve.

“Tash është kriza pak më e madhe, nuk është si përpara, ka qenë më mirë. Tash kanë filluar pak shitjet, por kriza është prezentë dhe nuk ka shitje sikur më përpara, por prapë është mirë….08:03 Jo, shohin çmimet që janë më lirë. Varet prej njeriut…”, deklaroi një Shitëse e fustaneve solemn.

Sipas disa llogaritjeve jozyrtare, në Maqedoninë e Veriut shpenzohen qindra milionë euro për dasma dhe ahengje të tjera për çdo vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat