Arrestohet hajduti serik nga Çegrani, 8 ditë paraburgim

Maqedonia

Arrestohet hajduti serik nga Çegrani, 8 ditë paraburgim

Më: 7 maj 2023 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Një hajdut serik i dyshuar për të paktën 12 vjedhje dhe vjedhje të rënda gjatë këtij viti, në rajonin e Gostivarit dhe Tetovës, është arrestuar pasditen e djeshme.

Sipas MPB-së, bëhet fjalë për 47 vjeçarin Z.S nga Çegrani i Gostivarit.

Ai akuzohet se ka kryer vjedhje, shumicën nëpër shtëpi private në Çegran.

Gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Gostivarit sonte i ka caktuar masën e paraburgimit prej 8 ditësh Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat