Aliu për ndalimin e TikTok në Maqedoni: Censura është e ndaluar por duhet ndërgjegjësim rreth gjuhës së urrejtjes

Maqedonia

Aliu për ndalimin e TikTok në Maqedoni: Censura është e ndaluar por duhet ndërgjegjësim rreth gjuhës së urrejtjes

Më: 7 maj 2023 Në ora: 16:30
Azir Aliu

Pas dy rasteve të masakrës që ndodhi këto ditë në Serbi, ku një nxënës vrau dhe plasogi nxënës, mësuesen dhe siturimin. Dhe një tjetër person vrau 8 të tjerë dy ditë më pas ka reaguar ministri i MSHIA, Azir Aliu i cili tha se censura rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.

“Shprehim keqardhje të thellë dhe ngushëllime për familjet e viktimave dhe qytetarët e Serbisë fqinje.

Nga disa burime, në opinion përmendet nisma për ndalimin e rrjetit social Tik Tok në vend dhe te ne arrijnë pyetje në lidhje me këtë temë.

Para së gjithash, censura është e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Kështu që, qëndrim përfundimtar për një masë të tillë mund të pasojë vetëm pas një aktiviteti të koordinuar me institucionet e drejtësisë dhe institucionet tjera arsimore dhe të sigurisë në shtet. Nisur nga kjo, ne mbështesim nismën e Ministrisë së Arsimit për të vlerësuar rreziqet nga të gjitha platformat sociale. MSHIA ka një qëndrim të qartë, është kundër çdo lloj gjuhe të urrejtjes apo dhunës, pa përjashtim. Ne mbështesim sanksionimin e çdo burimi të gjuhës së urrejtjes/dhunës. Duhet të bëjmë dallimin midis gjuhës së urrejtjes/dhunës si dhe burimeve të gjuhës së urrejtjes/dhunës nga njëra anë dhe vetë platformave përmes të cilave do të transmetohej një gjuhë e tillë. Prandaj, ministria merr parasysh të gjitha platformat sociale pa përjashtim. Edhe pse aktualisht nuk mbajmë qëndrim për ndalimin e asnjë platforme sociale, por edhe si prindër, besojmë fuqishëm se platformat sociale si fenomen i qytetërimit të kohës sonë duhet të fillojnë të rregullohen. Rrjedhimisht, ne si Ministri tashmë jemi duke ndërmarrë aktivitete përgatitore në atë drejtim dhe në kohën e duhur do të përfshihemi me nisma shoqërore.

Apelojmë për ngritjen e ndërgjegjes për platformat sociale te kuadrit edukativo-arsimor dhe te prindërit për vëmendje të madhe.

Përveç kësaj, duke përfshirë edhe sektorin joqeveritar, si dhe institucionet tjera shtetërore, koncesionarët e televizionit dhe radios apelojmë të prodhojnë përmbajtje me karakter edukativo-arsimor dhe të mbushin zbrazëtirat në platformat sociale me përmbajtje të mirë.

Me vigjilencë do t’i ndjekim zhvillimet dhe do të jemi në kontakt me institucionet kompetente. Duke pasur parasysh ndjeshmërinë dhe rreziqet, mbetemi plotësisht të hapur për komunikim me të gjithë aktorët shoqërorë”. – tha Azir Aliu

Pas këtyre ngjarjeve dje u kërkuar nga Kryetarj e PLD-së të ndalohet tik-toku dhe rrjetet sociale në Maqedoni të cilat sipas saj janë shkaku i gjithë këtyre ngjarjeve makabre që ndodhin në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat