Shaqiri: Maturë shtetërore më 27 maj do të ketë, të pritet marrëveshja e përgjithshme kolektive

Maqedonia

Shaqiri: Maturë shtetërore më 27 maj do të ketë, të pritet marrëveshja e përgjithshme kolektive

Më: 9 maj 2023 Në ora: 21:22
Jeton Shaqiri

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri është i vendosur se më 27 maj duhet të ketë provim të maturës shtetërore.

Që të realizohet procesi, nëse ka nevojë, do të përfshihen, siç pçaralajmëroi edhe punonjësit nga MASH-i.

Shaqiri edhe një herë ka bërë thirrje që të presin marrëveshjen e përgjithshme kolektive. Miratimi i një zgjidhjeje sistematike, sipas tij, është shumë i rëndësishëm.

“Të realiziohet matura shtetërore dhe të pritet marrëveshja e përgjithshme kolektive dhe më pas edhe sindikatat e tjera të komunikojnë me institucionet për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive të degëve. Duhet të ketë provim të maturës shtetërore më 27 maj. MASH u përfshi në procesin e zgjidhjes së problemit. Për nesër është paralajmëruar një mbledhje e re e sindikatës. Nëse nesër do të gjejnë zgjidhje, do të pres që drejtori i Qendrës shtetërore të provimeve të bëjë kërkesë për sigurimin e punonjësve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës vetëm nëse provimi i maturës shtetërore përfundon deri në afatin, më 27 maj”, theksoi ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat