Ivanovska: Po e analizojmë marrëveshjen për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10

Maqedonia

Ivanovska: Po e analizojmë marrëveshjen për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10

Më: 22 maj 2023 Në ora: 12:57
Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska

Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska sot deklaroi se e kanë pranuar marrëveshjen me “Bechtel dhe Enka” dhe se janë duke e analizuar.

“E kemi marrë marrëveshjen me kompaninë amerikano-turke ”Bechtel dhe Enka” dhe jemi në fazën e analizimit të saj. Nevojitet një grup që do të punojë me këtë lëndë, ndërsa u janë shpërndarë detyrat këshilltarëve”, tha Ivanovska.

Ajo tha se një pjesë e këshilltarëve janë përfshirë në pjesën për prokurim publik, një pjesë në marrëdhëniet e punës, një pjesë janë përfshirë si hulumtues, ndërsa një pjesë po merren me analizimin e ligjeve që duhet miratuar.

“Është përfshirë gjithçka që ka të bëjë me këtë rast, besoni se kërkohen më shumë analiza dhe punë, edhe ne jemi që ta përfundojmë më shpejt dhe të dalim me rezultate. Nuk mund të thuhet një datë e saktë se kur do të përfundojë”, tha Ivanovska.

Komisioni për Antikorrupsion do të hapë lëndë për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 për të cilën është nënshkruar marrëveshje me “Bechtel dhe Enka”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat