Mariçiq: Jemi në një situatë ku duhet të tregojmë se vërtet jemi për integrim në BE

Maqedonia

Mariçiq: Jemi në një situatë ku duhet të tregojmë se vërtet jemi për integrim në BE

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 18:31
Bojan Mariçiq

Ne kemi një perspektivë të dukshme evropiane, na takon ne ta arrijmë atë me vendime të përgjegjshme. Nga ne pritet të përparojmë drejt BE-së me reforma, dialog dhe konsensus kur është fjala për të ardhmen evropiane të qytetarëve të Maqedonisë. Një mesazh të tillë nga Brukseli e ka dërguar zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, pas takimit me disa eurodeputetë.

Ai thotë se ne duhet ta shfrytëzojmë momentin dhe si vend të ndërmarrim hapa që do të jenë rezultate pozitive dhe progres. Mariçiq thotë se diçka të tillë ia kemi borxh rinisë dhe gjeneratave të ardhshme.

Në kuadër të vizitës dyditore të punës në Bruksel, Mariçiq u takua me eurodeputetë nga grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian.

“Dialogu mes partive politike që ndajnë vlerat evropiane për të cilat nuk ka kompromise është i nevojshëm. Jemi për BE ose jo. Kjo është një situatë në të cilën do të tregojmë se vërtet dëshirojmë që Maqedonia e Veriut të jetë në tryezë dhe në shoqërinë e vendeve demokratike dhe të zhvilluara të BE-së.

BE-ja ka treguar se ka një plan dhe është përgjegjëse për ne. Kemi edhe një plan, të cilin duhet ta zbatojmë me veprim të përbashkët të të gjitha subjekteve politike dhe deri në vitin 2030 të valorizojmë shansin që na është dhënë sot”, tha Mariçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat